Flash News

E-TJERA

A është LSI-ja “shtojcë” e PD-së? Braimllari: Kemi vendosur të lëshojmë terren

A është LSI-ja “shtojcë” e PD-së? Braimllari:

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari ka folur për një dimension të partisë,  qe ka filluar menjëherë pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

I ftuar në studion e A2 CNN, Braimllari tha se LSI-ja tashmë ka një kocet tjetër të të bërit opozitë dhe synon fuqizimin e saj për të krijuar një opozitë aktive.

“LSI ka reflektuar, jo vetëm pas 25 prillit dhe kemi një ridemensionim krejtësisht tjetër të të bërit opozitës. Do të bëjmë opozitë brenda parlamentit, por të jeni të bindur se 4 mandatet e LSI nuk përfaqësojnë forcën reale të kësaj partie, pasi një mandat vlen 27 mijë vota. Ndaj, ne do të kemi një fuqizim të rolit të LSI-së. Kemi kaluar një fazë takimesh me strukturat dhe anëtarët e LSI dhe do të kemi opozitë aktive. Ne jemi një forcë politike që kemi investuar shumë tek të rinjtë ne zgjedhjet e fundit”, ka thënë Braimllari.

Sa i përket marrëdhënieve me Pasrtinë Demokratike, Braimllari shprehet se LSI-ja ka vendosur të lëshojë terren për të ruajtur unitetin.

“Edhe në 4 vitet e shkuara, LSI qëndroi në bllok duke ruajtur parimet e saj. Megjithatë, ju them me bindje se LSI ka shkelur disa vendime mbi atë që kjo parti u themelua, për një arsye, për të mos goditur frymën opozitare dhe për të mos dal si plangprishëse. Ne kemi vendosur të lëshojmë terren nga partia jonë për të ruajtur unitetin. Ne marrëdhëniet i kemi me qytetarët. Qytetarët nuk duhen përdorur për të mbyllur një problem personal”, deklaroi Braimllari.

Në një intervistë për mediat pak kohë më parë, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ti pyetur nëse ka një krisje mes PD-së dhe LSI-së, tha se LSI-ja nuk është një shtojcë e PD-së.

"LSI-ja nuk është shtojcë e PD-së, por është e pavarur. Kemi qenë të bashkuar për një program qeverisës, por kemi dalë në dy koalicione të ndryshme. Është zgjidhja e tyre si do veprojnë në parlament. I mbetet kohës. Në nivel personal nuk e di. Nuk e di se cili është komunikimi mes lidershipit të PD-së dhe lidershipit të LSI-së", tha asokohe Gjekmarkaj.

 

Të fundit