Flash News

E-TJERA

A është thjesht rastësi? Pas Ronaldos dhe Pogbas, edhe Locatelli heq shishet "Coca Cola" nga tavolina

A është thjesht rastësi? Pas Ronaldos dhe Pogbas, edhe Locatelli

Është kthyer në një modë tashmë në Euro 2020, ku futbollistët që shpallen "lojtar i ndeshjes" heqin shishet e Coca Cola-s nga tavolina e konferencës për shtyp.

Pas yllit portugez Cristiano Ronaldo, të njëjtin veprim ka bërë dhe mesfushori i Italisë, Manuel Locatelli, si një mesazh simbolik për t'u ushqyer shëndetshëm. Një ditë para Locatellit, ishte dhe Paul Pogba ai që largoi po ashtu nga një konferencë shishen e birrës Heineken, një tjetër sponsor gjeneral të Euro 2020, me justifikimin se i përket besimit Islam.

Kujtojmë se veprimi i Ronaldos kishte pasoja të konsiderueshme për kompaninë "Coca Cola" duke bërë këtë të fundit që të humbte 4 miliardë dollarë në një ditë të vetme. Komente të shumta kanë shpërthyer në rrjetet sociale, duke hedhur dyshimin se kjo tashmë është një fushatë kundër kompanisë së suksesshme të pijeve dhe se asgjë nuk bëhet pa dashje.

Të fundit