Flash News

E-TJERA

A ka ambicie për të zënë karrigen e Lulzim Bashës? Oerd Bylykbashi: Kurrë mos thuaj kurrë

A ka ambicie për të zënë karrigen e Lulzim Bashës? Oerd

Ish kryeministri Sali Berisha nuk e sheh veten si udhëheqës afatgjatë në Partinë Demokratike nëse arrin që të largojë prej saj Lulzim Bashën.

Kështu deklaroi analisti Roland Lami i ftuar në emisionin Politiko në Top Neës, i cili shton se më shumë se sa për ta mbajtur e drejtuar partinë, Berishën e sheh si një figurë tranzicioni për kryetarin e ri.

Sali Berisha ka treguar në të shkuarën që di të tejkalojë vetveten. Ai e di se nuk mund të vijë në pushtet nëse ndjek modelin e Ramës. Megjithatë, unë e mendoj Sali Berishën si figurë tranzicioni në PD”, tha Lami në Politiko.

Por, a ka ambicie Oerd Bylykbashi për të zënë karrigen e Lulzim Bashës?

Të thuash kurrë në politikë është gabim, por unë s’e kam objektiv. Objektiv kam tani që duhet që të shpërthejmë bunkerin që ka krijuar Basha në Partinë Demokratike”, tha ai.

Gazetari dhe analisti, Denis Dyrnjaja tha se ka vetëm një rrugë për demokratizimin e Partisë Demokratike.

Duhet të hiqet dorë nga pinjolli i radhës i caktuar nga Berisha”, tha ai.

 

Të fundit