Flash News

E-TJERA

A ka mungesë të shtretërve? Komiteti i Ekspertëve tregon gjendjen tek Infektivi: Trajtimi në ambulancë gjë normale

A ka mungesë të shtretërve? Komiteti i Ekspertëve tregon

Zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli dhe Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj folën për situatën e krijuar tek spitali Infektiv, ku ditët e fundit ka pasur radhë të shtuar autoambulancash dhe pacientë brenda tyre që presin të shtrohen në spital.

Të pyetur nëse kjo vjen si pasojë me mungesës së shtretërve Brataj dhe Rakacolli e mohuan. Sipas Brataj, është normale që të sëmurët të trajtohen në ambulancë, pasi janë si minispitale.

Brataj: Procesi është dinamik dhe vlerësimi i përditshëm, ndaj edhe sot po kalojmë në masat e mesme, për shkak të rritjes së rasteve. Numrat dhe shifrat flasin për një rritje në muajin e fundit.

Kohët e fundit në media është vënë alarmi që ka shumë ambulanca dhe nuk ka shtretër. Është normale që të sëmurët të trajtohen edhe në ambulancë, pasi ambulancat janë si minispitale. Ka ndodhur që mbaron oksigjeni, por edhe ai zëvendësohet. Kjo ndodh që të vlerësohet.

Normale e ka cilësuar edhe Rakacolli, duke thënë se qëndrimi në ambulancë bëhet për të vlerësuar gjendjen e pacientit.

Rakacolli: Është normale që kur shtohen rastet ka edhe radhë. Kjo është parashikuar. Nuk ka asnjë lloj mungese vëmendje. Ndejtja nuk bëhet për shkak të mungesës së shtretërve brenda por për të parë gjendjen, për të vlerësuar situatën e tij, pasi janë të vëzhguar nga mjekët e personeli. Ambulanca është me monitor e oksigjen, nëse kanë indikacion për tu shtruar, shtrohen. Nuk ka pasur në asnjë moment, ndejtje për shkak të mungesës së vendeve.

 

Të fundit