Flash News

E-TJERA

Abuzoi se*sualisht me të miturën, bashkëshortja e 44-vjeçarit e mohon: Është familjar i rregullt

Abuzoi se*sualisht me të miturën, bashkëshortja e

Një 44-vjeçar në Maliq është vënë nën akuzën e ‘kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur’.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka vërtetuar abuzimin seksual ndaj të miturës, babain e së cilës autori e kishte shok.

Bashkëshortja e autorit, Edison Sheme, ka mohuar akuzën duke thënë se është një bashkëshort dhe familjar i rregullt.

“Nuk ndodhesha në shtëpi për dy ditë pasi më lindi motra. Më erdhi policia në shtëpi dje por nuk më thanë asgjë se për çfarë bëhet fjalë. Më pyetën vetëm për Edisonin por unë nuk kam mundur të komunikoj me të. E mora vesh nga lajmet akuzën. Nuk ka shanse të jetë e vërtetë. Dyshoj që mund të jetë ndonjë çështje inati. Në dijeninë time, nuk ka ndodhur asnjëherë konflikt me familjen e vajzës, madje vajza dhe motra e saj vinin shpesh dhe këtu tek puna e Edisonit, më thërrisnin ‘teta’. Bashkëshorti im është njeri i rregullt, familjar, kemi 13 vite bashkë dhe tre fëmijë”, është shprehur bashkëshortja e Edison Shemes.

Të fundit