Flash News

E-TJERA

Acari "mbërthen" vendin, meterologia: Temperaturat do të zbresin në -13°C

Acari "mbërthen" vendin, meterologia: Temperaturat do të

Pas ditëve me reshje shiu, do të vijnë ato me mot të ftohtë. 10-ditësh i dytë i janarit do të regjistrojë temperatura deri në -13°C. Meteorologia Lajda Porja tha për "Report TV" se nga e mërkura pritet të ulen temperaturat dhe kulmi do të arrijë të enjten dhe të premten. Ajo ka shtuar se acari nuk do të shoqërohet me reshje bore.

“Duke filluar që nga nesër do kemi depërtimin e të ftohtit, mëngjesi i të mërkurës do të jetë i acartë, termometri do të zbresë shumë, do të qëndrojë për 6-7 ditë, i ftohtë, i kthjellët, do ketë reshje të pakta dhe të izoluara në verilindje dhe juglindje.

Më problematike ngricat. I ftohti kulmon të enjten dhe të premte, ku termomenti shkon deri në -9. Edhe zonat në juglindje do të jetë shumë ftohtë, nuk do ketë borë, do jetë shumë e thatë, me flokë dëbore të papërfillshme.  Një ditë tipike nordike, termometri do të shkojë në fundjave deri në -13 në Bulqizë apo në zona të tjera në vendit”, tha Porja.

Kjo e fundit u shpreh se moti i ditëve në vijim, nuk është parë në vendin tonë që prej viteve '90.

"Janari ka qenë dhe pritet të jetë dinamik, 10 ditëshi i parë, ngrohtë, i dytë me mot të acartë ndërsa 10 ditëshi i fundit do të ketë edhe prezencë reshjeje, dhjetori dhe janari ngjajnë me dimrat e viteve ’90 që kishin vite që s’i kishim parë”, u shpreh meteorologia.

 

Të fundit