Flash News

E-TJERA

Administrata katër ditë pushimi për Krishtlindjet

Administrata katër ditë pushimi për Krishtlindjet

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot që edhe e premtja të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës për festën e Krishtlindjeve.

Në vendimin e Këshillit, thuhet se e premtja do të zëvendësohet me një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit 2026.

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Caktimin e ditës së premte, datë 26.12.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

Dita e punës, e datës 26.12.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit 2026.

Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të fundit