Flash News

E-TJERA

Administrata Trump rrit goditjen ndaj emigracionit të paligjshëm, mes të dëbuarve rreth 2000 shqiptarë

Administrata Trump rrit goditjen ndaj emigracionit të paligjshëm, mes

Administrata e Presidentit Donald Trump ka nisur një ofensivë të re kundër emigracionit të paligjshëm, duke i dhënë një rol kyç Agjencisë së Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave (ICE).

ICE, e krijuar në vitin 2003 pas sulmeve të 11 shtatorit, ka intensifikuar operacionet e saj, duke arrestuar më shumë se 5,500 persona që nga 23 janari 2025. Sipas raporteve, çdo zyrë e ICE synon të realizojë të paktën 75 arrestime në ditë, ndërsa goditja ndaj emigrantëve të paligjshëm ka prekur edhe rreth 2000 shqiptarë të cilët janë në listën e deportimeve.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se të gjithë emigrantët pa dokumente konsiderohen kriminelë nga administrata e Trump, duke përfshirë edhe ata që nuk kanë rekorde kriminale. Në kuadër të kësaj politike, janë shtrënguar edhe masat në shkolla dhe vende të ndjeshme, ku më parë duhej leje e veçantë për operacionet e arrestimit.

Përveç ICE, edhe Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA (CBP) kanë intensifikuar kontrollet, duke zgjeruar autoritetin e tyre brenda një rrezeje 100 miljesh nga kufijtë e vendit. Trump ka njoftuar gjithashtu përdorimin e bazës detare të Guantanamos për të mbajtur mijëra emigrantë, një vendim që ka ngjallur debate të ashpra.

Goditja e re ndaj emigracionit të paligjshëm pritet të sjellë pasoja të mëdha, veçanërisht për komunitetin shqiptar në SHBA.

Të fundit