Flash News

E-TJERA

Administrativja shfuqizon vendimin e KED, kthen në garë Eugen Papandilen

Administrativja shfuqizon vendimin e KED, kthen në garë

Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që ndalonte kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese të Eugen Papandiles.

KED e skualifikoi këtë të fundit nga gara për mos plotësim të kriterit të vjetërsisë së punës. Papandile pretendoi se KED ka përllogaritur gabim vitet e tij të punës, duke i numëruar katër muaj më pak.

Sipas Apelit, KED duhet të rishqyrtojë kandidaturën e Papandiles ndërsa për kandidatin tjetër të skualifikuar Sinan Tafaj, Gjykata Administrative e Apelit la në fuqi vendimin.

KED-ja lejoi vijimin e garës vetëm për kandidaten Sonila Bejtja ndërsa edhe e skualifikuara tjetër Zhaklina Peto ka ankimuar vendimin.

Të fundit