Flash News

E-TJERA

Administratori i Fierit refuzon seancën, komisioni i Inceneratorëve i cakton 24 orë afat të paraqitet

Administratori i Fierit refuzon seancën, komisioni i Inceneratorëve i

Komisioni Hetimor i Inceneratorëve ka nisur seancën e radhës të punimeve. Administratori i kompanisë koncesionare të Fierit ka refuzuar të jetë i pranishëm në mbledhje si dëshmitar.

Sikurse deklaroi kryetarja e komisionit Jorida Tabaku, Lorant Dusha ka dërguar një letër mëngjesin e sotëm pranë komisionit ku shprehet se është infektuar me Covid-19.

Më tej, Tabaku deklaroi se komisioni do të presë 24 orë dhe në rast se administratori në fjalë nuk paraqitet, do të ndërmerren masa për të komunikuar vritualisht me Dushën.

“Në orën 10:00 ne kishim thërritur për të dëshmuar zotin Lorant Dusha, administrator i inceneratorit të Fierit. Ai kishte dëgjuar që ishte dëshmitar, ne i kishim nisur një shkresë që e kishte sjellë mbrapsht. Na kishte sjellë përgjigje që është shumë i dëshiruar që të vijë në këtë komision, do patjetër që të dëshmojë, kishim rënë dakort që do të vinte ndërsa sot në mëngjes sjell një letër që është me Covid. Kështu sëmuren këta me Covid sa herë ndodh diçka. Ky Komision do të presi 24 orë, do t’i kërkoj Kuvendit që ta riskedulojmë takimin që të komunikojmë me të me një nga platformat e teknologjisë”, u shpreh Tabaku.

Të fundit