Flash News

E-TJERA

Administratorja e inceneratorit të Tiranës refuzon seancën, Tabaku: Nëse nuk vjen deri në drekë, e sjell policia

Administratorja e inceneratorit të Tiranës refuzon seancën,

Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka nisur punimet për seancën e radhës. Dy nga dëshmitarët të cilët duhej të ishin prezentë sot në seancë, kanë refuzuar të paraqiten.

Një prej tyre është edhe administratorja e inceneratorit të Tiranës, Arjola Kodra e cila ka refuzuar kërkesën e komisionit për t’u paraqitur.

Kryetarja e komisionit Jorida Tabaku ka paralajmëruar se administratorja mund të paraqitet deri në drekë ose në të kundërt do të vijë në seancë e sjellë me forcë nga Policia e Shtetit.

“Zonja Arjola Kodra duhet të vinte këtu në orën 09:00. Iu komunikua prezenca sot në orën 09:00 dhe disa dokumente shtesë. Zonja Kodra megjithëse kemi 20 minuta që e presim nuk është shfaqur në komision. Unë i kërkoj stafit të komisionit hetimor të vendosemi në kontakt me të, të gjejmë një numër telefoni , ta rithërrasim edhe njëherë në drekë. Në thirrjen e tretë nëse nuk paraqitet pas asaj në drekë, për zonjën Kodra do të njoftojmë shërbimet e Polici së sëShtetit për ta sjellë këtu me forcë”, deklaroi Tabaku.

Të fundit