Flash News

E-TJERA

Çadrat me vete, njihuni me parashikimin e motit sot

Çadrat me vete, njihuni me parashikimin e motit sot

Për ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe kthjellime pas orëve të mesditës. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët e deri mesatar në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë fiton shpejtësi deri 11m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 8 deri 21°C
në zonat e ulëta 11 deri 22°C
në zonat bregdetare 13 deri 24°C

Të fundit