Flash News

E-TJERA

Adriatik Llalla dënohet me dy vite burg

Adriatik Llalla dënohet me dy vite burg
Adriatik Llalla

Gjykata e Posaçme e ka dënuar ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llallën me dy vite burg. Gjithashtu u përjashtua për 5 vite nga postet publike. Kjo masë dënimi u kërkua edhe nga SPAK-u. Pasuritë e ish-zyrtarit të lartë do t'i kalojnë shtetit.

Avokati i tij, Sokol Hazizaj kërkoi të shpallej i pafajshëm, duke pretenduar se çështja është e njëanshme. Sipas avokatit, procesi është i stisur dhe Llalla mori lekë borxh për të ikur në Gjermani kur u kërcënua. Avokati theksoi se të gjitha blerjet e tokave nga Llalla janë bëre përmes kontratave noteriale dhe se çdo shpenzim financiar i tij ka qenë në rrugë bankare.

LLalla u akuzua për fshehje të pasurisë. GJKKO pranoi në mars kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar dhe gjykimi i çështjes nisi nga e para.

Hetimet ndaj tij filluan në mars të vitit 2018 për katër vepra penale, fshehje pasurie, mosdeklarim i të ardhurave në kufi, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, por në fund tre akuza u rrëzuan dhe mbeti në fuqi vetëm ajo për fshehje pasurie.

Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar. Ai u zëvendësua nga ish-Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Të fundit