Flash News

E-TJERA

Afati i fundit për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë, dokumentet që duhet të dorëzoni

Afati i fundit për dëmshpërblimin e të përndjekurve

Pas përfundimit të pagesave për dosjet e 2009-ës, Ministria e Financave ka marrë në shqyrtim dosjet me vendimet e 2010-ës dhe 2011-ës, duke i'u dhënë mundësinë familjarëve të ish-të përndjekurve që nuk jetojnë, që të paraqiten për të plotësuar dosjen.

Afati 3-mujor për dorëzimin e dokumenteve skadon në dhjetor të këtij viti. Gazeta "Panorama" boton listën e plotë me 2300 trashëgimtarë, të cilët duhet të dorëzojnë kopje të kartës së identitetit, certifikatë vdekjeje, certifikatë të trungut familjar, dëshmi trashëgimie, prokurë dhe numër llogarie. Në përfundim të afatit do të nisë edhe kryerja e pagesave. Sipas Ministrisë, kur një trashëgimtar i radhës së parë i ish-të dënuarit politikë nuk jetën, për të tërhequr dëmshpërblimin, fëmijët e tij duhet të dërgojnë të gjithë dokumentacionin e mësipërm.

Ndërsa kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim nuk vazhdon më tej.

"Në këtë rast, shpërndarja e vlerës së këstit të radhës kryhet sipas rrethit të familjarëve, për trashëgimtarët që jetojnë", sqarojnë Financat.

Duke qenë se fondi vjetor është drejt tezaurimit, atëherë me shumë gjasë për një pjesë të konsiderueshme të trashëgimtarëve që kanë emrin në listë pagesat do të bëhen në fillim të vitit që vjen. Kujtojmë që fondi i alokuar këtë vit për skemën e dëmshpërblimit të të dënuarve nga regjimi komunist kap vlerën e 10 milionë dollarëve.

Të fundit