Flash News

E-TJERA

Afera e inceneratorëve, Bllako dëshmon sot në SPAK

Afera e inceneratorëve, Bllako dëshmon sot në SPAK

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako do të dëshmojë sot para SPAK-ut. Ai do të merret në pyetje rreth orës 13.00 nga prokurorët mbi përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve. Ndërsa nesër para SPAK-ut do të paraqitet ish-ministri, Lefter Koka.

Mbi Alqi Bllakon është vendosur “arrest me burg” për përfshirjen në aferën e inceneratorëve. Ai akuzohet për veprat penale shpërdorimi i detyrës dhe dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë.

Prokuroria ka konstatuar se në kohën kur ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprime të kundraligjshme me dashje gjatë procedurës së shpronësimit të tokës në ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke shkaktuar një dëm prej 16.288.344 lekësh.

Po ashtu vihet në dukje, se Bllako, ka favorizuar kompaninë koncensionare “Integrated Technology Ëaste Treatment”, kundrejt përfitimit të parregullt, në shumën e 14.964.900.

 

Të fundit