Flash News

Ditari i Opozitës

Afera e inceneratorëve, Kryemadhi thirret në SPAK

Afera e inceneratorëve, Kryemadhi thirret në SPAK

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është thirrur sot në SPAK.

Mësohet se Kryemadhi do të paraqitet në orën 10:00 për të paraqitur prova dhe fakte të reja lidhur me aferën e inceneratorëve, si personi që bëri kallëzim për inceneratorin e Elbasanit. 

Kryemadhi do t'i përgjigjet pyetjeve të prokurorëve lidhur me provat që ka dorëzuar më parë.

Kujtojmë se për aferën e inceneratorëve u arrestuan ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako. Ky i fundit u la i lirë disa javë më parë, duke ndryshuar masën e sigurisë në "Arrest shtëpie". 

Të fundit