Flash News

E-TJERA

Afera me inceneratorin e Fierit, Lefter Koka dënohet me 10 vite burg, Alqi Bllako 2.8 vite, Klodian Zoto 12 vite

Afera me inceneratorin e Fierit, Lefter Koka dënohet me 10 vite burg, Alqi

Ish ministri Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dhënë sot vendimin për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen për aferën e inceneratorit të Fierit.

Koka është dënuar me 10 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënim zbret në 6 vite e 8 muaj burg, pasi u shpall fajtor për akuzat e “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës” e “pastrimit të parave” në lidhje me inceneratorin e Fierit.

GJKKO ka dhënë sot vendimin edhe për ish deputetin e PS, Alqi Bllako, lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit.

Bllako u dënua me 4 vite burg, por me gjykimin e shkurtuar do të vuajë 2.8 vite burg.

Po ashtu, Klodian Zoto, administrator i kompanisë koncensionare dënohet me 12 vite dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 8 vite burg.

Zoto akuzohet për korrupsion, për mashtrim, skema për mashtrimin me TVSH si dhe pastrim parash. 

Të pafajshëm janë shpallur Albert Dervishi, Arjola Kodra dhe Juri Imeraj.

Pellumb Abeshi, ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, është dënuar me 3.6 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2.4 burg,

 

 

Të fundit