Flash News

E-TJERA

Afganistani nën regjimin taleban, DASH i beson Donald Lu-së postin e rëndësishëm në Azi

Afganistani nën regjimin taleban, DASH i beson Donald Lu-së postin e

Ish-ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu është emëruar Ndihmës Sekretar për Çështjet në Azinë Jugore dhe Qëndrore.

Përmes një postimi në Twitter, Sekretari amerikan i Shtetit  Anthony Blinken e ka uruar Lu-në për detyrën e re në Azi, ndërsa shpreh bindjen se ai është i përgatitur për misionin e ri.

"Krenar që mirëpres Donald Lu si Ndihmës Sekretar për Çështjet e Azizë Jugore dhe Qendrore. Ambasadori Lu ka një karrierë të gjerë në shërbimin e jashtëm dhe ka treguar përkushtim të thellë ndaj diplomacisë amerikane dhe politikës së jashtme në Azinë Jugore dhe Qendrore. Ai është i përgatitur mirë për të udhëhequr byronë në misionin e tij", shkruan Blinken.

Emërimi i Lu-së në këtë post vjen në një moment të rëndësishëm për rajonin ku do të shërbejë. Afganistani ka rënë në regjimin e talebanëve, pas tërheqjes së trupave amerikane, ndërsa mbetet për tu parë se si do të jenë raportet e SHBA-së me udhëheqësit e rinj talebanë.

Lu ka shërbyer si ambasador në Shqipëri përgjatë viteve 2014-2018, vite të rëndësishme pasi nisi jetësimi i Reformës në Drejësi. Lu kërkoi kapjen dhe dënimin e "peshqëve të mëdhej", por ende nuk është parë një aksion i këtyre përmasave në Shqipëri.

Pas shërbimit në vendin tonë, Lu u emërua ambasador i SHBA-ve në Kirgistan. Më herët, ai ka patur poste në Indi, Azerbajxhan, Gjeorgji dhe Pakistan. 

 

Të fundit