Flash News

E-TJERA

Ahmetaj në “arrati”, Këshilli i Mandateve mblidhet sërish për kërkesën e SPAK

Ahmetaj në “arrati”, Këshilli i Mandateve mblidhet

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të vijojë sot shqyrtimin e kërkesës së SPAK, për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Këshilli dëgjoi dje parashtrimet e SPAK-ut në një seancë me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor. Të pranishëm në seancë ishin edhe përfaqësuesit ligjorë të Ahmetajt të cilët paraqitën provat dhe dokumentacionet përkatëse.

Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligor deklaroi se momentalisht ish-zëvendëskryeministri nuk ndodhet në territorin shqiptar.

“Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri”, tha ai para deputetëve dhe prokurorëve të SPAK-ut.

Pala mbrojtëse e Ahmetajt pritet të japë sot pretendimet dhe në fund Këshilli do të dalë me një raport që më pas, do t’i dërgohet Parlamentit për votim.

Të fundit