Flash News

E-TJERA

Ajola Xoxa paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Ajola Xoxa paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Xoxa po hetohet nga SPAK për dyshime se ka përfituar në mënyrë të paligjshme fonde publike për përfitim personal.

Xoxa është përfshirë së bashku me Veliajn në së paku 12 akuza kriminale që prokuroria i ka komunikuar dhe çështjen e ka dërguar në gjykatë për gjykim.

Hetimi i SPAK në këtë dosje lidhet kryesisht me dyshime për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe deklarime të pasakta të pasurive.

Të fundit