Flash News

E-TJERA

Akademia e Shkencave konflikt me partnerin e Microsoft: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të përdorin gjuhë shqipe të ndryshme

Akademia e Shkencave konflikt me partnerin e Microsoft: Shqipëria, Kosova

Javën e shkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës Valter Memisha, zyrtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, është shpallur fajtor për shpifje kundër Qendrës për Edukim dhe Përparim, me seli në Prishtinë, për fjalorin e gjuhës shqipe. Sipas një noftimi të kësaj Qendre sekretari i projektit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Valter Memisha, në një emision televiziv në Radiotelevizionin Shqiptar, ka shpifur ndaj tyre.  

Por duket se nuk është shpifja baza e konfliktit mes palëve. Në qendër të përplasjes është e drejta e përdorimit të programeve të softuerit të gjuhës shqipe, të cilat licensohen nga gjigandi Microsoft. Deri vonë Qendra për Edukim dhe Përparim ka patur një kontratë me Akademinë e Shkencave dhe kjo e fundit ka përdorur programet e saj të cilat janë shtrirë edhe në institucionet e tjera shtetërore të Shqipërisë.

“Në të shkuarën kemi pasur bashkëpunim të kontraktuar me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe është pranuar roli ynë si partner i Microsoft-it për gjuhësinë kompjuterike të shqipes për tërë rruzullin. Nuk kanë munguar as rezultatet e përbashkëta sikur janë përkthimi i MS Windows dhe MS Office në një version të vetëm në shqip për tërë përdoruesit anembanë botës”, thuhet në një qëndrim të titullarit të Qendrës.

Si rezultat i kësaj, thuhet po aty, përfaqësues të Qeverisë së Shqipërisë, të frymëzuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, kanë bërë veprime konkrete për përçarje kombëtare, duke ndikuar, lejuar dhe miratuar trajtimin e gjuhës shqipe si tri gjuhë të ndryshme zyrtare në platformat e Microsoft-it, që përdoren nëpër institucionet shtetërore e arsimore në Shqipëri. “Korporata Microsoft, pa fajin e vet, duke respektuar qëndrimin politik dhe juridik të Shqipërisë, ka lejuar teknikisht dhe juridikisht në platformat e saj softuerike (MS Windows, MS Office etj.) të ketë tri gjuhë shqipe: Albanian Albania, Albanian Kosovo dhe Albanian North Macedonia.  Refuzimi i Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë për të vazhduar financimin e fjalorit përçarës të Akademisë, është një shenjë e mirë në këtë drejtim”, vazhdon deklarata. 

Njoftohet gjitahshtu se avokatët e qedrës janë udhëzuar të shqyrtojnë mundësinë ngritjes së padisë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë për veprimet e qeverisë dhe institucioneve qeveritare në kundërshtim me Kushtetutën e kundër veprimtarisë sonë të ligjshme ekonomike në Shqipëri e gjithandej për një gjuhë të përbashkët dhe kundër angazhimit politik, financiar e juridik të tyre, në kundërshtim me kushtetutën e Shqipërisë, të nxitur e të frymëzuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë për ndarjen e gjuhës shqipe në tri gjuhë: “gjuha shqipe e Shqipërisë”, “gjuha shqipe e Kosovës” dhe “gjuha shqipe e Maqedonisë së Veriut”. 

Të fundit