Flash News

E-TJERA

“Akademitë e barinjve”, Rama: Janë në gjithë botën. Replika me Açkën: Për poezinë s'ka akademi

“Akademitë e barinjve”, Rama: Janë në gjithë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Kuvendi në lidhje me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë për hapjen e akademisë së Barinjve.

Duke iu përgjigjur replikave të deputetëve të opozitës, Rama tha se akademi të tilla janë në gjithë botën si hapësira formimi.

“Akademitë e barinjve, peshkatarëve, fermerëve janë në gjithë botën, nuk janë sic e kuptoni ju. Janë hapësira formimi në vazhdim që i ofrohen kategorive që punojnë në sektorë të ndryshme dhe që stimulohen me trajnime për tu adaptuar me kohën e re. Mos qeshni me vete, se flet vetë, qesh vetë e keni si lojë partie”, u shpreh Rama.

Gjatë debatit, Rama replikoi edhe me deputeten e PD, Flutura Açkës duke i thënë se vetëm për poezinë nuk do të kenë akademi

“Mos u merr me ne”, iu kthye Açka nga vendi.

Të fundit