Flash News

E-TJERA

Aksidentoi për vdekje xhaxha e nip, arrestohet shoferi 21-vjeçar në Vaun e Dejës

Aksidentoi për vdekje xhaxha e nip, arrestohet shoferi 21-vjeçar

Pa kaluar 24 orë nga aksidenti tragjik ku humbën jetë xhaxha e nip, Ndue dhe Ndrekë Prenga, policia arrestoi shoferin 21-vjeçar, Glindis Bujari i cili dyshohet se i ka përplasur për vdeje.  

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, kur shoferi ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke përplasur dy këmbësorët që ishin në atë zonë.

"Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi mbasditen e djeshme në fshatin Mjedë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke përplasur dy këmbësorët, ku si pasojë humbën jetën shtetasit N. P., 63 vjeç, dhe N. P., 43 vjeç", njoftoi policia. 

 

 

Të fundit