Flash News

E-TJERA

Aksi Përmet–Çarçovë jashtë funksionit, bllokohet qarkullimi drejt juglindjes

Aksi Përmet–Çarçovë jashtë funksionit,

Situata është rënduar ndjeshëm në aksin rrugor Përmet–Çarçovë, ku segmenti pranë urës së Çarçovës është futur në një fazë kritike, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve.

Si pasojë e përkeqësimit të kushteve, lëvizja e banorëve është izoluar, ndërsa është ndërprerë qarkullimi drejt Shqipërisë juglindore, duke krijuar vështirësi serioze për banorët e zonës dhe udhëtarët që përdorin këtë rrugë.

Autoritetet raportojnë se gjendja e segmentit nuk lejon kalimin e mjeteve, ndërkohë që strukturat përkatëse ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin aksin Përmet–Çarçovë deri në një njoftim të dytë, për shkak të rrezikut të shtuar dhe kushteve të vështira të qarkullimit.

Të fundit