Flash News

E-TJERA

Aksident fatal në Divjakë, përplaset për vdekje 40-vjeçari

Aksident fatal në Divjakë, përplaset për vdekje

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte”. Një automjet top Benz është përplasur me një motomjet.

 Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, Bashkim Elezi. Ndërkohë shoferi i makinës është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale

“Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Divjakë-Gradishte”, në vendin e quajtur “Mëhallëz” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. Ç., 56 vjeç, banues në Divjakë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. E., 40 vjeç, banues në Kamenicë, Divjakë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi B. E. Shtetasi Q. Ç. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 

Të fundit