Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Durrës, mjeti përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë në Durrës, mjeti përplas për

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Një 41 vjeçar ka përplasur me mjetin e tij një këmbësor, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëherëshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35 në Rromanat, ndërsa 70-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërkaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Informacioni paraprak:

Më datë 10.10.2020, rreth orës 15:35, në Rromanat, shtetasi K.I., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit