Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, dy të vdekur dhe 4 të plagosur

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, dy të vdekur dhe 4

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë në fshatin Buzëmadh të Fierit.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë mbetur të vdekur dy persona, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur. Mësohet se në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset dhe ambulanca.  

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

"Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë", njofton policia. 

Të fundit