Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Lezhë, mjeti kthehet përmbys nga përplasja

Aksident i rëndë në Lezhë, mjeti kthehet përmbys nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin e vjetër Lezhë-Milot.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Pllanë. I plagosur ka mbetur drejtuesi i njërit nga mjetet, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar. Siç shihet edhe në foto, një nga mjetet ka përfunduar përmbys në rrugë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të fundit