Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Librazhd-Përrenjas, vdes 18-vjeçari dhe plagosen tre të tjerë

Aksident i rëndë në Librazhd-Përrenjas, vdes

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin Librazhd-Qafë Thanë, ku ka humbur jetën një 18-vjeçar dhe janë plagosur tre të tjerë.

Aksidenti ndodhi në Kthesat e Dragostunjës në Librazhd. Mjeti i drejtuar nga M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga, ra nga lartësia dhe përfundoi në trasenë e linjës hekurudhore.

Dyshohet se mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi tej normave, dhe ka humbur kontrollin në një kthesë.

“Në aksin rrugor “Librazhd-Përrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit