Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në rrugën e ‘Arbrit’, disa persona të plagosur

Aksident i rëndë në rrugën e ‘Arbrit’, disa

Një aksident rrugor është regjistruar në Rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur ‘Vanar’, Njësia Administrative Xibër.

Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një ‘Opel’ dhe një ‘Volvo’, të cilat po lëviznin në drejtim të Dibrës.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një nga automjetet në kolonë ka tentuar të ndalet papritur, duke detyruar mjetet pasuese të frenojnë.

Për pasojë, automjeti i fundit ka goditur nga pas makinën e parafundit, në këtë rast ‘Volvon’, në të cilën udhëtonin katër persona të së njëjtës familje.

Të fundit