Flash News

E-TJERA

Aksident i trefishtë tek rrethrrotullimi i TEG-ut, plagoset 40-vjeçari

Aksident i trefishtë tek rrethrrotullimi i TEG-ut, plagoset

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në rrugën pranë qendrës tregtare TEG, para hyrjes në autostradën Tiranë-Elbasan.

"Më datë 20.06.2023, rreth orës 17:25, në rrethrrotullimin e TEG-ut janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit D. B., 40 vjeç, E. Sh., 23 vjeç, dhe F. H., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. B., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit