Flash News

E-TJERA

Aksident i trefishtë në aksin Peqin–Elbasan

Aksident i trefishtë në aksin Peqin–Elbasan

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan.

Dy automjete janë përplasur fillimisht me njëra tjetrën pranë fshatit Përparim, ndërsa si pasojë e goditjes mes tyre një tjetër autoveturë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

Sipas informacioneve paraprake të plagosur kanë mbetur drejtuesit e dy prej mjeteve.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa lagështia në rrugë dyshohet të ketë ndikuar në vështirësimin e qarkullimit.

Policia dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje.

Të fundit