Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Koplik

Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Koplik

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Mjeti i drejtuar nga A. B., 35 vjeç ka përplasur këmbësorin Gj. G., 80 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi është shoqëruar në polici.

“Rreth orës 05:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” automjeti me drejtues shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në Podgoricë, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. G., 80 vjeç.

Si pasojë 80 vjeçari, ka humbur jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit