Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në Elbasan, humb jetën 16-vjeçarja

Aksident me vdekje në Elbasan, humb jetën 16-vjeçarja

Një 16-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, teksa u përplas nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në Unazën e qytetit të Elbasanit, ku mjeti tip “Volkswagen" me targa AA 441 RT, i drejtuar nga shtetasi Gentjan Haskurti, ka goditur për vdekje këmbësoren, e cila ka qenë duke kaluar rrugën.

Dyshohet se si pasojë e motit të keq drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit, teksa është bërë me dije nga policia se aksi nuk ka mbikalime për këmbësorë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Të fundit