Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në Rrugën e Kombit në afërsi të Rubikut.

Mësohet se një autobus me targa të Kosovës ka përplasur për vdekje një person që lëvizte me biçikletë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, teksa shoferi i autobusit është shoqëruar në komisariat.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo rrethanat e ngjarjes, pritet një reagim zyrtar nga ana e Policisë.

 

Të fundit