Flash News

E-TJERA

Aksident me pasojë vdekjen në Devoll, humb jetën këmbësori

Aksident me pasojë vdekjen në Devoll, humb jetën
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak më parë në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj.

Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje këmbësorin tek Ura e Progrit. Burime bëjnë me dije se këmbësori është një endacak rreth 50 vjeç. Drejtuesi i mjetit tip "Opel" është shoqëruar në polici.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

"Më datë 23.04.2022, rreth orës 20:25, në aksin nacional Korçë-Devoll, në afërsi të vendit të quajtur "Ura e Progrit", shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip "Opel", ka aksidentuar këmbësorin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, i cili për pasojë ka ndërruar jetë", njofton policia. 

Të fundit