Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin e vjetër Lezhë-Milot, humb jetën drejtuesi i mjetit, plagoset pasagjeri

Aksident në aksin e vjetër Lezhë-Milot, humb jetën drejtuesi
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin e vjetër Lezhë-Milot.

Mjeti i drejtuar nga P.Gj., 38 vjeç ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit dhe është plagosur pasagjeri N.Gj., 27 vjeç.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin P.Gj., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit