Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, dy të lënduar

Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, dy të lënduar
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Elbasan.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në fshatin Shirgjan ku mjeti i drejtuar nga G. K, 35 vjeç është përplasur me mjetin e M. D., 24 vjeç. Drejtuesit e mjeteve ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në fshatin Shirgjan, automjeti me drejtues shtetasin G. K., 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. D., 24 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët po kryejnë ekzaminimet në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të fundit