Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, dy të plagosur

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin Elbasan-Librazhd. Një makinë e drejtuar nga një 27-vjeçar, është përplasur me një automjet tjetër.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur dy pasagjere, ndërsa policia ka nisur hetimin për 27- vjeçarin.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., 27 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjetin që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. B., 50 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin K. B’, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë  Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të fundit