Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin “Fier-Libofshë”, humb jetën 35-vjeçari

Aksident në aksin “Fier-Libofshë”, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në aksin rrugor “Fier–Libofshë”.

Policia njofton se një motomjet ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i tij, një 35-vjeçar. 

Në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit