Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Fier–Libofshë, makina përplas dy këmbësorë

Aksident në aksin Fier–Libofshë, makina përplas dy

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin Fier–Libofshë, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Informacion paraprak/ Rreth orës 18:20, në aksin rrugor "Fier-Libofshë", automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi N. Sh., 55 vjeç, ka përplasur 2 këmbësorë, shtetasit A. M., 62 vjeç, dhe H. M., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. 

Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit