Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, shoqërohet në polici shoferi

Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot/ Makina përplas për

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot. Një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Viktima ka inicialet E. M., 67-vjeç dhe banonte në Tiranë. Ndërsa drejtuesi i mjetit është me inicialet T. D., 53-vjeç. Ky i fundit është shoqëruar në polici, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

"Më datë 05.12.2021., në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot, një automjet me drejtues shtetasin T. D., 53 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor E. M., 67 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit