Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Lezhë-Milot, disa persona të plagosur

Aksident në aksin Lezhë-Milot, disa persona të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Shenkollit. Sipas burimeve mediatike, në ngjarje janë përfshirë tre automjete, një prej të cilave ka përfunduar në një pikë karburanti.

Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Të fundit