Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Lezhë-Milot, humb jetën 24-vjeçari

Aksident në aksin Lezhë-Milot, humb jetën 24-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në aksin Lezhë-Milot.

Një automjet tip "Benz" ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij, 24-vjeçari Denis Dedgjoni. Një tjetër person i identifikuar si Ndue Pjetri, është plagosur dhe është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë: 

Në orët e para të mëngjesit,në aksin rrugor Lezhë -Milot ,në Ishull Lezhë,drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi D.D.,24 vjeç ,banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi D.D. dhe ka marrë dëmtime pasagjeri shtetasi N.P.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Të fundit