Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Dajçit.

Sipas informacioneve paraprake, një furgon ka përplasur një motor, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e motorit. Aktualisht, ai është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Shkaqet e përplasjes mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë dhe dinamikën e ngjarjes.

 

Të fundit