Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, 2 të plagosur

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, 2 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Elbasan në fshatin Mengel.  

Një makinë është përplasur me një motomjet, si pasojë janë plagosur drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja.

Njoftimi i Policisë:

Paraditen e sotme, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mengel, automjeti që drejtohej nga shtetasi ka aksidentuar motomjetin.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi dhe pasagjeria që udhëtonte në këtë motomjet, shtetasja, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit