Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, dy të plagosur

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, dy të plagosur

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Një automjet i drejtuar nga shtetasja E. M., 25 vjeçe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin gjerman I. M., 36 vjeç.

Si pasojë e aksidentit të plagosur mbetën dy pasagjerë që udhëtonin në automjetin që drejtohej nga 25-vjeçarja.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen E. M., 25 vjeçe, pasi në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, automjeti që ajo drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin gjerman I. M., 36 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerë në automjetin me drejtuese shtetasen E. M..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

Të fundit