Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Lushnje-Plug, plagoset 78-vjeçari

Aksident në aksin Lushnje-Plug, plagoset 78-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lushnje-Plug, ku një 78-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit të tij tip Benz.

Sipas informacioneve të para, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia mbi normën, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të përfundojë në tokat bujqësore.

I aksidentuari, Feti Rramanaj, është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe shkakun e daljes nga rruga.

Të fundit