Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, një i plagosur

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, një i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Lin. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar lëndimin e njërit prej drejtuesve të mjeteve.

I plagosuri ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të fundit