Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë/ Humb jetën një person, plagoset një tjetër; bllokohet rruga

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë/ Humb jetën një person,

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Dajçit ". Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe viktima është identifikuar si Zyhdi Meti.

Automjeti me drejtues shtetasin Zyhdi Meti është përplasur me makinën që drejtonte Vilson Tola dhe për pasojë humbi jetën.

Ndërsa Tola ka mbetur i plagosur. Nga hetimet paraprake dyshohet se  shkak për aksidentit është bërë një parakalim i gabuar. Si pasojë e aksidentit është bllokuar superstrada Lezhë-Shkodër dhe është devijuar qarkullimi i mjeteve në rrugë dytësore.

“Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, automjeti me drejtues shtetasin Z.M.,është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T., ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Z.M., dhe ka marrë dëmtime e dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi V.T.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit